Ferizaj, asfaltohet rruga në Talinoc të Muhaxherëve

30 tetor 2019 | 15:01

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se është asfaltuar shtresa e parë e rrugës  “Shabi Lipovica” në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Kjo komunë ka bërë me dije se rruga në fjalë pritet të krijojë komunikimin më të lehtë në mes të  kësaj zone në afërsi të qytetit dhe rrugëve magjistrale që kryqëzojnë këtë lokalitet.

Për të ndjekur punimet në këtë projekt, që ka koston prej 850 mijë eurove dhe  me gjatësi prej 3 kilometra ka dalë drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, së bashku me mbikëqyrës e zyrtarë nga niveli lokal dhe Ministria e Infrastrukturës.

Me këtë rast, Bytyqi ka thënë se kjo rrugë paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme për banorët dhe bizneset në këtë zonë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe kushtet e zhvillimit të veprimtarisë biznesore.

“Ndodhemi në rrugën ‘Shabi Lipovica’ ku po bëjmë asfaltimin e shtresës së parë. Është një projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, një projekt që po ndikon në rritjen e cilësisë së banorëve të kësaj zone, pasi siç e dini, deri më tash ka qenë shumë i vështirë qarkullimi në këtë zonë dhe ky projekt po ndikon direkt, përveç cilësisë së jetës së banorëve edhe në bizneset dhe normalisht pas përfundimit të asfaltimit, qarkullimi përmes kësaj rruge do të jetë më i lehtë. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë rreth 850 mijë euro, me gjatësi 3 kilometra, një pjesë e segmentit ku është e banuar dhe ka shtrirje të biznesit do të ketë edhe trotuar”, ka thënë Bytyqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar qytetarët se sot…