Shkolla “Asim Vokshi” në Malishevë do të bëhet me kabinet të informatikës

30 tetor 2019 | 15:04

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të mërkurën në një takim pune, ministrin në detyrë të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për themelimin e kabinetit të informatikës në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Asim Vokshi” në Panorc.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, me këtë projekt përfshihet blerja e 25 kompjuterëve (“all in one”), 25 tavolina për kompjuterë, 25 ulëse dhe dy tabela të mençura (smart), të cilat kapin një shumë prej 15 250 euro, që në tërësi do të financohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, Feronikeli edhe…