Vukiqeviqi largohet nga Feronikeli

30 tetor 2019 | 15:03

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, Feronikeli edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me trajnerin Dejan Vukiqeviq.

Rezultatet jo të mira kanë ndikuar që trajneri malazez të largohet nga skuadra e “Niklit”. Gazeta mëson se trajneri Vukiqeviq është përshëndetur me lojtarët dhe stërvitjen e ka zhvilluar Ramiz Dervishi.

Skuadra nga Drenasi ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Ballkanit nga Suhareka, kurse aktualisht pozicionohet e gjashta në Superligë. Trajneri i ri i Feronikelit mund të jetë Albert Bunjaki ose Bylbyl Sokoli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut ka njoftuar se kanë filluar punimet në…