Liverpooli, Arsenalit: Te ne nuk do të ketë kurrë një çështje ‘Xhaka’

30 tetor 2019 | 15:31

Liverpooli do të takohet me Arsenalin në kuadër të EFL Cup dhe përpara medieve ka dalë Pepxhin Lijnders, asistenti i gjermanit Jurgen Klopp, që mes të tjerave është përqendruar edhe te situata e Granit Xhakës, kapitenit të “topçinjve” që po kalon momente shumë të këqija pas përplasjes me tifozët e skuadrës londineze.

“Në Liverpool, tifozët, trajneri dhe skuadra janë një gjë e vetme, ne e quajmë Triniteti i Shenjtë. Duhet të jenë të gjithë të lidhur, një për të gjithë dhe të gjithë për një. Me dy kapitenë si Henderson dhe Milner, ne nuk do të kemi kurrë nevojë që të të disiplinojmë të tjerët”, ka theksuar Lijnders.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë njerëz fjalën “influencues Instagram-i” nuk e lidhin me intelektin,…