![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/e-rrallë-23.jpg)
Avioni bie në zonë të banuar, marrin flakë shtëpitë
31 tetor 2019
| 10:52
Një avion është rrëzuar në një zonë të banuar të Nju Xhersit, duke ua vënë flakën dy shtëpive. Administrata Federale e Aviacionit Amerik dhe Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar në ShBA janë duke hetuar përplasjen.
Pamjet e dala deri tani duken të tmerrshme. Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por dy shtëpitë ishin bosh në kohën e aksidentit.