​INPO: Mbi 41 për qind e qytetarëve të kënaqur me shërbimet komunale në Prishtinë

31 tetor 2019 | 11:37

Organizata Iniciativa për Progres (INPO) ka publikuar raportin vjetor “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”, ku nga ky raport ka dalë se mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet komunale është 41.99 për qind, kurse pakënaqësia është 29.56 për qind.

Drejtoresha ekzekutive e Iniciativës për Progres (INPO), Albulena Ndrecaj, ka thënë se krahasuar me indeksin e kënaqshmërisë nga viti i kaluar ka rritje për rreth 2 për qind për shërbimet komunale, por sipas saj ka edhe rënie të kënaqshmërisë për disa shërbime.

Ndrecaj ka bërë me dije se në këtë indeks  janë përfshirë gra dhe burra të moshës 18-vjeçare që kanë treguar vlerësimet e tyre rreth 15 shërbimeve komunale që i ofron Komuna e Prishtinës.

Ndërsa Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Shkëlzen Jakupi, ka thënë se këto të dhëna përputhen me indeksin e kënaqshmërisë së shërbimeve komunale të Prishtinë, të cilat i ka bërë kjo ministri.

Në anën tjetër, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka thënë se rezultatet kanë qenë të pritshme. Me këtë rast, Nushi ka thënë se si komunë janë duke punuar që të rrisin nivelin e çdo shërbimi komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christine Lagarde, presidentja e ardhshme e Bankës Qendrore Europiane, ka…