Fajoni në Beograd: Jemi të zhgënjyer, dialogu duhet të rifillojë

31 tetor 2019 | 11:43

Eurodeputetja Tanja Fajon, ka thënë se është e rëndësishme që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë sa më parë.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se është e zhgënjyer për shkak të mos rifillimit të dialogut.

“Jemi shumë të zhgënjyer që nuk ka përparim dhe se i gjithë procesi është në bllokadë. Prioriteti ynë është rifillimi i dialogut dhe që të dyja të gjejnë një mundësi të re për një marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe normalizon marrëdhëniet”, ka thënë Fajoni në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim BE-Serbi që është mbajtur në Kuvendin e Serbisë.

Në fund të shtatorit, Fajoni është zgjedhur në krye të delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard iu bashkua Real Madridit nga Chelsea verën e…