Shqipëria për herë të parë bëhet me “Parlament të Nxënësve”

31 tetor 2019 | 11:48

Është themeluar për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, “Parlamenti i Nxënësve”.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka theksuar se ky parlament do të shërbejë si një forum ku do dëgjohet zëri i nxënësve për të përmirësuar cilësinë në arsim.

“Për herë të parë në Shqipëri themelohet ‘Parlamenti i Nxënësve’, i cili do të shërbejë si një forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore. Gjithashtu, angazhimi në “Parlamentin e Nxënësve” përbën një ushtrim demokracie dhe vullnetarizmi. Deputetët e rinj mësojnë për vlerat e të shërbyerit bujar në komunitet, ku punohet jo për interesin personal por për të mirën publike dhe interesin e përbashkët të të gjithë nxënësve”, ka shkruar Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja Tanja Fajon, ka thënë se është e rëndësishme që…