Kuvendi Komunal i Deçanit voton ndryshimet statutare

31 tetor 2019 | 14:52

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se Kuvendi Komunal ka votuar ndryshimet statutare.

“Nga sot kemi një statut kompetent për funksionimin e komunës. Votimi u bë me 19 vota pro, nga 27 gjithsej. Ndihem krenar që përfundoj një statut me shumë defekte. Ata që hezituan të jenë pro, ndoshta kërkojnë falje ndonjëherë. Së paku grupit të juristëve të Deçanit”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se projekte të shumta komunale…