Shqipëri: Syri i Kaltër jepet me qera për vetëm 600 euro në muaj

31 tetor 2019 | 15:57

Është bërë e ditur se Qeveria e Shqipërisë, do të japë me qira Syrin e Kaltër, për 600 euro në muaj.

Ministri shqiptar i Mjedisit, Blendi Klosi dhe drejtuesi i Komitetit të Pasurive Nënujore në UNESCO, Auron Tare, deklaruan se pika turistike e Syrit të Kaltër në Delvinë po degradohej. Madje, ata deklaruan se rrezikohet edhe jeta e turistëve si pasojë e keqmenaxhimit.

“Gazeta Shqip”, ka bërë publike dokumentet se si Ministria e Financave ka hapur tenderin për dhënien me qira të kësaj prone për një çmim qesharak, prej 725 mijë lekësh në muaj.

Sipas këtij dokumenti të “Gazetës Shqip”,, qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Sigurimeve e Kosovës (ShSK), Policia e Kosovës dhe…