KQZ shkarkon kryebashkiakun e Vlorës

01 nëntor 2019 | 12:56

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin nga detyra të Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vlorës, që ka përdorur edhe emrin Jorgo Toto, por nuk e ka deklaruar këtë në formularin e Dekriminalizimit.

Sipas këtij dokumenti, Agim Kajmaku ka qenë i ndjekur penalisht në Greqi për akuzën e vënies në qarkullim të parave të falsifikuara. KQZ ka marrë të gjithë dokumentacionin nga Prokuroria, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Burgjeve.

Gjithashtu janë marrë edhe të dhënat e sistemit “TIMS”, lidhur me shtetasin Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto, si dhe ato të Interpolit, pas kërkesës së palës shqiptare.

Identifikimi i të dhënave është bërë i plotë dhe Agim Kajmaku preket nga ligji për Dekriminalizimin, duke iu referuar veprës penale për të cilën ai akuzohet në vitin 2003 me identitetin Jorgo Toto.

Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto është i njëjti person i identifikuar nga sistemi TIMS, ndërsa nuk ka deklaruar në formular ndalimin, shoqërimin, apo hetimin e tij për veprën penale të vënies në qarkullim të vënies të parave të falsifikimeve. Agim Kajmaku nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij Isuf Shehu.

Në fund, KQZ pasi dëgjoi palët me 5 vota pro vendosi shkarkimin e Kajmakut nga detyra, duke lënë tashmë dy bashki pa kryetar. Pas Valdrin Pjetrit që dha dorëheqjen, pas problemeve që kishte pasur me ligjin në Itali, është Agim Kajmaku që shkarkohet nga detyra.

Ndërkaq, KQZ deklaroi se ky vendim do i dërgohet edhe Kryeministrit Rama për të vijuar më tej me procedurat që parashikon ligji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka…