Historia e Junikut, veçoritë natyrore

01 nëntor 2019 | 16:40

Shkruan: Leonard Llulluni

Juniku, shtrihet në bregun e majtë të lumit Erenik, dhe në të djathtë të përroit Trava, me lartësi mesatare mbidetare prej 367-500 metrash.
Juniku gjendet mes gjerësisë gjeografike 42,22° (shkallë) dhe gjatësisë gjeografike prej 20,26° (shkallë).
Në drejtim të këtij fshati gravitojnë fshatrat e Vokshit dhe të Rekës së Keqe, duke u shtri rrëzë Alpeve Shqiptare. Mu te burimi i lumit Erenik, ngritët maja me e lartë e Alpeve Shqiptare Gjeravica.
Juniku karakterizohet me klimë të mesme kontinentale të modifikuar me komponentë të klimës mesdhetare. Vera është e nxehtë dhe e thatë. Temperatura mesatare e muajit korrik është 21 C, kurse gjatë dimrit – janar është minus 11 C.
Burimet e ujërave që vinë nga kurorat e maleve, nga gropa e Erenikut dhe nga Alpet Shqiptare, formojnë rrjedhat sipërfaqësore të ujërave në fshatin Junik. Të gjitha prrojet e këtij territori derdhën në lumin Erenik, i cili derdhët në lumin Drini i Bardhë afër Urës së Fshehtë.
Ereniku buron nga Bjeshkët e Junikut të Maja e Zezë rrëzë Gjeravicës, i cili kalon nëpër bjeshkët e Erenikut (Junikut), Malin e madhe, Lipovicat, në anën e djathtë të lagjes Gacafer, rrëzë bregut Moronica, për mesë të lagjes Berishë dhe kalon terë fshatrat e Rekës, dhe në dalje të Gjakovës derdhet në lumin Drini i Bardhë.
Ereniku me kapacitetin e ujit të tij ujitë fushën e Junikut, që është shumë pjellore.

Popullsia

Sipas të dhënave të defterëve të vitit 1485, rrjedh se popullsia e fshatrave; Junik dhe Rekë të përfshira në Ziametin e Altun-Ilisë ishin kryesisht shqiptarë, e kjo vërtetohet nga fakti se ata mbajnë emra shqiptar si:

Gjin, Gjon, Lekë, Kolë, Gegë, ; Llesh. Pepa, Kolsh, Gjec, Tanush, Bushat, Luka, Gjotë, Hot, Mazrekë, Dukë, Llollun etj.

Për historinë antike të Junikut me rrethinë, rendësi të madhe janë lokalitetet antike në grykën e malit të madh i quajtur ” Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimësinë e vendbanimit të mëparshëm Dardan, që ka vazhduar të ekzistoi edhe gjatë shekullit të parë të sundimit romak. Prezencën e toponimit Gradinë në qytezat të cilat kanë pushuar së ekzistuari rreth 1000 vjet para ardhjes së sllavëve në Ballkan. Duke pasur parasysh se vendbanimet më të hershme kodrinore ishin të rrethuara dhe të ruajtur deri më sot përmes gjuhës shqipe, përkatësisht përmes banorëve të hershëm autoktonë të këtyre trojeve.

Kur është fjala për termin Gradinë-a, kjo thirrje e pastër Ilire që ka gjetur përhapjen e gjerë ndër gjuhet latine, greke dhe sllave. Veç materialit epigrafik në këtë vendbanim është edhe një numër objektesh arkeologjike që na shtyjnë të kontaktojmë se këtu ka qenë vendbanim Ilirë. Toponimet e disa vendeve në Junik dhe rrethinë si : Çuka e Hereqit në Fshatin Hereq në parahistori deri në mesjetë, shtresa parahistorike do të duhej të kishte edhe Kalaja mbi fshatin Botushë. Kalaja e madhe dhe Kalaja e vogël në Botushë, lokaliteti Murana, në Junik Gradina, Fushë, Livadhi i Madh në Bajraktar,Bullollat e Llollunve në Junik që shtriheshin gjerë në Fshatin Skivjan, Kalldrëma, Kishëza, Kroi i Priftit, Badra Firzë, Ulzë janë emra të lokaliteteve më të cilat duket se toponimet e verifikuara dhe qe janë ende prezentë. Disa mbeturina antike janë gjetur edhe ne rrafshin aluival të Erenikut, Pitosi (Gypi). Pra vendi ku shtrihet Juniku, u takuar Ilirëve qysh në kohen parahistorike, prandaj ky rajon renditet në vendin amë të Ilirëve. Të dhënat janë të sakta , por edhe pse të sakta jo sigurt flasin bindshëm për faktin se kjo trevë ka qenë e banuar që në kohën antike, natyrisht me Ilirë.
Për vjetërsinë e Junikut tregojnë në mes tjerash edhe toponimet si Gradina, Koleja,Bullollat e Begit të llollunve, Kishëza, livadhi i madh në Bajraktar Badra, Kroi i Priftit , Firza, Djegësinat etj.
Në burimet historike, Juniku përmendet si vendbanim i hershëm, fshatë me të gjitha tiparet Dardane, me një popullatë me traditë dhe kulturë shqiptare.
Duke filluar prej kohës antike Juniku, përmendet si lokalitet i rëndësishëm, karakteristikë për ketë, “Gradina”, si vendbanim antik. Më të drejtë, ky vendbanim antik gjendej në luginën tek kroi i Priftit rrëzë bregut të quajtur Badër, aty ku degëzohen dy degët e Lumit Erenik.
Nga pikëpamja etnike, Juniku është i banuar me popullsi autoktone Dardane, me kulturë, gjuhë, tradita e zakone të lashta.

Zhvillimi i fshatit Junik ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, duke filluar nga kohët më të hershme, gjë që dëshmohen nga trajtat e thirrjeve. Në literaturën e deritanishme në lidhje me emërtimin e Junikut ekzistojnë disa periudha të emërtimeve, apo antike dhe e mëvonshme. Emërtimi Judiko e gjejmë të Ptolemeu (87-150 ), në veprën e tij “Gjeographia”, Që e mbështesin edhe shumë historian, arkeolog, gjeograf etj.
Juniku, bënte pjesë në Alltun-Ilisë e cila përmendet në krisovulën e Stefan Deçanit dhe Stefan Dushanit. Në krisovulen e Stefan Deçanit, që ja dhuroi manastirit të Deçanit (1330), në Alltun- Ilisë përfshihen 10-të fshatra (të malësisë së Gjakovës dhe viset e Shqipërisë veriore (Brenc). Njëherit përmenden edhe disa toponime tjera të kësaj treve: Gradisha emrin Gradishtë, Ereniku me emrin Ribniçka reka etj. Për atë periudhë nuk është gjetur gjerë tani asnjë dokument serb mbi ketë trevë që nga gjysma e dytë të shekullit XIV-të dhe në gjysmën e parë të shekullit XV.
Për këtë mungesë dokumentesh mbi këtë trevë e plotësojnë burimet osmane, dhe shumë punëtor shkencor siç është: historiani shqiptar Selami Pulaha, i cili ka nxjerrë shpjegime të rëndësishme nga defterët osmanë sidomos nga ato të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, çka do të thotë se tridhjetë vite pas rënies të shtetit serb nën sundimin e Turqisë.

Kur bëhet fjalë për trevën dardane në të cilën përfshihet edhe Juniku, sipas studiuesit F:Papazoolo, Dardanët trajtohen në suazat e fiseve të Ballkanit qendror në kohën para romake. Dardanet ishin fisi ma i madh ilirë që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, Ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Duke e ditur se populli shqiptar rrjedh nga ilirët, kurse malaziaset dhe serbët nga skllavet, nuk kanë asgjë të përbashkët, edhe pse në Kosovë ashtu edhe Dukagjin ka ekzistuar një larmi edhe në pikëpamje fetare. Shumica e popullsisë së Dukagjinit janë mysliman një numër janë katolik, kurse malazezët dhe ortodoksë dhe serbë janë pakicë. Sipas të dhënave statistikore sekrete, mund të themi se në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, shqiptarët ishin shumica dërmuese e popullsisë së Junikut me rrethinë. por migrimet e popullsisë së Junikut dhe të rrethit janë shkaktuar nga ngjarjet historike ekonomike, politike epidemitë etj. Duke e shikuar materialin arkivor gjeri në fundin e shekullit XIX-të nuk kemi të dhëna të sakta për numrin e popullsisë së Junikut dhe rrethinës. Në disa dokumente të shkruara përmendet në vitin 1485, sipas defterit të sanxhakut të Shkodrës, kur thuhet Luniku i takonte nahisë së Altuni-Ilisë, dhe quhej me emrin Lunik, ishte vend pazari dhe kishte 52 shtëpi 15 beqarë dhe 3 të veja. Gjatë historisë, Juniku se pari ishte pjesë e Dardanisë Ilire, me pastaj në kuadër të Perandorisë Romake, Bizantine e më vonë në kuadër të Imperisë Osmane. Gjatë kohës së sundimit Osmanë, Juniku ishte qendër e kazasë Alltun-Ilija, lokaliteti nën pjesën e epërme të fshatit i cili e përfshinte pjesën qendrore të fshatit e cila sot nga banorët quhet me emrin Tërgovishtë. Sipas Cornelit në Illiricum- 1688 dhe në Corso Delli fiumr drino e biano nella Dalmatia-1692, Juniku-Lunich, kishte 20 shtëpi me 200 banorë me 3 familje si Begi i llollunit, hoti dhe Gjota.
Gjatë periudhës së parë të sundimit osman, Juniku u quajt Allten, që dot të thotë vend i artë. Udhëpërshkruesi i shquar turk Eveluia Çelebia, i cili e vizitoi Kosovën me 1661-1662, shkruan.. pastaj Juniku, banorët e të cilit në shumicë janë shqiptarë…Edhe në Sallanamen e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 është i regjistruar si vendbanim 1311 h me 1896 m, 1314 h. Sa i përket shqiptarëve të Junikut me rrethinë, një pjesë e tyre e kanë prejardhjen nga Shqipëria e veriut. Kurse disa familje janë të shpërngulura nga trojet e tyre Nishë, Prokuple, Kurshumli, Leskovac etj. Këto familje njihen me emrin “Muhagjerr”. Gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë së vjetër, një lagje e njohur me emrin “Qesta e Qokut ” ishte e kolonizuar dhe e banuar me malazez. Kjo tokë ishte pronë e shqiptarëve të lagjes Qokë, dhe për ketë thirrej Qestat e Qokut. Në fshatë kishte edhe kolon tjerë malazezë, të cilët ishin vendosur në Junik pas luftës së parë botërore, posaçërisht pas vitit 1927 e deri 1941. Këto familje ishin të vendosura rrëzë maleve (Qafa e Shkozës, Moronicë, ne gështenjat e lagjes Pepsh, në malet (gështenjat) e lagjes Berishë, në Setkovce etj. Popullsia e Junikut përbëhet prej shumë fiseve siç janë: Thaç ,Gash, Berishë, Krasniqe, Morinë, Hot, Kelmend etj. Ku në bazë të defterit të Sangjakut të Shkodrës në Junik si familje të para u gjetën, Begi i Llollunit, familja Hoti dhe ajo Gjota. Përkatësia fisnore është ruajtur me shumë në Junik me rrethinë te saj se në vendet tjera të Kosovës.

Juniku, bënte pjesë në Alltun-Ilisë e cila përmendet në krisovulën e Stefan Deçanit dhe Stefan Dushanit. Në krisovulen e Stefan Deçanit, që ja dhuroi manastirit të Deçanit (1330), në Alltun- Ilisë përfshihen 10-të fshatra (të malësisë së Gjakovës dhe viset e Shqipërisë veriore (Brenc). Njëherit përmenden edhe disa toponime tjera të kësaj treve: Gradisha emrin Gradishtë, Ereniku me emrin Ribniçka reka etj. Për atë periudhë nuk është gjetur gjerë tani asnjë dokument serb mbi ketë trevë që nga gjysma e dytë të shekullit XIV-të dhe në gjysmën e parë të shekullit XV.
Për këtë mungesë dokumentesh mbi këtë trevë e plotësojnë burimet osmane, dhe shumë punëtor shkencor siç është: historiani shqiptar Selami Pulaha, i cili ka nxjerrë shpjegime të rëndësishme nga defterët osmanë sidomos nga ato të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, çka do të thotë se tridhjetë vite pas rënies të shtetit serb nën sundimin e Turqisë.

Nga shënimet e këtij defteri mund të shohim se Juniku në fillim të sundimit osman ishte fshatë shumë i madh, sikurse Gjakova që ishte një fshatë i krijuar para sundimit osman.
Gjakova me rrethinë ashtu edhe Juniku u përfshinë në shtetin osman pas rënies së shtetit feudal serb, në fillim të gjysmës së dytë të shekullit XV-të kurse Juniku u përfshi në këtë shtet në fillim të shekullit XVI-të.

Pas betejës së Kosovës (1389) filloi depërtimi Turk në Ballkan. Juniku deri 1462 qeverisej nga Leka i III-të Dukagjini i cili ishte lesak i Sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e sulltan Mehmetit të II-të, të vitit 26.IX.1462 me ç’rast u formua Sanxhaku i Dukagjinit. Me vendosjen dhe përforcimin e administratës së re shtetërore të pushtuesit osman, ndër tjera me shkatërrimin përfundimtarë të aparatit shtetëror që ka qenë në dorë të klasës feudale serbe dhe pozitës mbizotëruese të saj, vërehet nga fundi i shekullit XVI-të pikëzimi i emrave sllavë të huajtur nga popullsia shqiptare veçanërisht ajo ortodokse, shtimi i emrave shqip dhe atyre islamik krahas përhapjes së fesë islame.

Juniku vërtet unik

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit sot ka shënuar 40…