Mustafa takohet me Doris Packun

01 nëntor 2019 | 16:57

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim kryetaren e grupit të grave të EPP-së (EPP Women), Doris Pack.

Kjo e fundit e ka uruar Mustafën për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, duke i uruar suksese të mëtutjeshme.

Ndërkaq Mustafa e ka njoftuar Packun për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

“LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme do të prioritizojë funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu, kryetari Mustafa, duke falënderuar znj. Pack për përkrahjen e EPP-së, CDU-së dhe Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi drejt proceseve integruese në institucionet euroatlantike”, është bërë me dije në njoftimin e LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) i ka dhuruar shkollës…