Për gjashtë muaj, 59 aktakuza për vjedhjen e pyllit në Pejë

01 nëntor 2019 | 17:12

Nën organizimin e Prokurorisë Themelore të Pejës, të mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, të premten është mbajtur tryeza e dytë gjatë këtij viti me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”.

Kjo tryezë e udhëhequr nga kryeprokurori Agim Kurmehaj, kishte për qëllim prezantimin e të arriturave prej tryezës së mbajtur në muajin prill të këtij viti, gjetjen e mekanizmave efikas në luftimin e këtyre dukurive dhe koordinimin sa më të mirë në këtë drejtim, ku të pranishëm ishin kryetarët dhe përfaqësuesit e pesë komunave (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik), zinxhiri komandues i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, përfaqësues të pylltarisë dhe minierave dhe mineraleve dhe shoqërisë civile.

Lidhur me progresin e arritur gjatë këtyre gjashtë muajve, kryeprokurori Agim Kurmehaj, ka thënë se ka pasur rezultate të dukshme gjatë këtyre gjashtë muajve, mirëpo, ka theksuar se kjo dinamikë e punës duhet të vazhdojë nga të gjitha institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e ambientit.

Gjithashtu, gjatë kësaj tryeze u prezantuan të dhënat e Prokurorisë Themelore të Pejës nga prokurori i shtetit Ersan Qavolli, i caktuar si koordinator i këtyre veprave penale.

Për gjashtë muaj, kjo prokurori, ka ngritur gjithsej 59 aktakuza kundër 66 personave për veprën penale “Vjedhje e pylli”, ndërsa ka sekuestruar 256.24 m³ masë drusore, 19 kamionë, nëntë kombi, dhjetë automjete, shtatë traktorë dhe gjashtë motorë sharra, për dallim nga viti i kaluar ku të sekuestruara ishin vetëm një kamion dhe një traktor.

Në fund të kësaj tryeze u propozuan nga të pranishmit konkluzione të ndryshme të cilat do shërbejnë për mbrojtjen e ambientit, veçanti pyjet dhe lumenjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Listës Serbe është takuar me të dërguarin…