Borenkov: Sulmohet një konvoj i ushtarëve amerikanë në Siri

03 nëntor 2019 | 21:28

“Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane, një aleat i forcave turke në Siri, hapën zjarr sot ndaj një kolone të trupave amerikane që lëviznin drejt Irakut”, kështu, tha gjeneral major Yuri Borenkov, kreu i Qendrës Ruse për Pajtimin e Konflikteve në Siri.

Borenkov u tha gazetarëve se një kolonë e trupave amerikane ishte rreth gjashtë kilometra në perëndim të Tel Tamer në një zonë të kontrolluar nga luftëtarët pro-turq të Ushtrisë Kombëtare Siriane, e cila, sipas TASS, është emri i ri i Ushtrisë së Lirë Siriane.    “Në këtë sulm nuk pati viktima në njerëz”, u shpreh Borenkov./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Niko Kovaq nuk do të jetë më kryetrajner i Bayern…