Rrahje mes nxënësve në Mitrovicë, një i lënduar

04 nëntor 2019 | 09:56

Sot në mëngjes ka ndodhur një rrahje mes disa të rinjve në oborrin e Shkollës Fillore së Mesme të Ulët “Musa Hoti”, e cila ndodhet në Mitrovicë.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zahiti, i cili ka shtuar se një person është lënduar si pasojë e përleshjes.

 

Ai gjithashtu ka theksuar se katër persona janë duke i intervistuar lidhur me këtë rast.

 

“Qenka raportuar për një përleshje ndërmjet disa të rinjve. Katër persona janë duke u intervistuar; ndërsa një person është i lënduar”.

Për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin…