Moti i keq pengon tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, mbërrin nesër në Shqipëri

04 nëntor 2019 | 10:13

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e jugut me erë të fortë ka bërë që trageti i linjës Brindisi-Vlorë të mos niset nga bregu i Italisë.

Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, deti ka qënë me fuqi deri në 8 ball në det të hapur.

Por, situata më e përkeqësuar është në Brindisi ku era të fuqishme e bëjnë të pa mundur lëvizjen ne det të mjeteve detare. Sipas parashikimeve, trageti parashikohet të niset sot në mbrëmje për të mbërritur në orët e para të ditës në portin e Vlorës. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani shënon sot 40-vjetorin e pushtimit të ambasadës amerikane në…