Kurti dhe familjarët bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit

05 nëntor 2019 | 10:42

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që i morën jetën aktivistit të LV-së, të vihen para drejtësisë.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Astrit Dehari ishte aktivist i dalluar i cili ishte plotë vullnet e pozitivitet i vendosur në qëndrimin e tij dhe palëkundur në idealin që e kishte.

Kurse, babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu ka falënderuar të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiton Hajdari në ndeshjen e fundit kundër Ferizajt ishte fytyra…