Molliqaj: Drejtësia për Astritin do të na lehtësojë dhimbjen
05 nëntor 2019
| 17:24
Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i cili dikur ka qenë pjesë e Vetëvendosje, ka përkujtuar Astrit Deharin në trevjetorin e vdekjes se tij.
Molliqaj ka thënë se drejtësia për Astritin do t’ua lehtësojë dhimbjen për të.
“Asnjëherë nuk do të shërohet dhimbja për humbjen e Astritit. Drejtësia për të do t’na e lehtësojë dhimbjen, porse vuajtja e mungesës së shokut tonë, do t’na përcjellë gjatë gjithë jetës”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/