Wolfgang Petritsch kërkon zgjidhje evropiane për Kosovën

06 nëntor 2019 | 15:44

Ish i dërguar Bashkimi Evropian (BE) për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka vlerësuar se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë evropiane.

Në kohën e përfshirjes në mënyrë të dukshme të Amerikës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Petritschi ka vlerësuar se është e rëndësishme që Uashingtoni, si fuqia numër një në botë, të tregojë interes për problemin, por ka thënë se zgjidhja duhet të negociohet me Bashkimin Evropian.

“Zgjidhja në atë rajon duhet të jetë evropiane. Jam i shqetësuar që nisma amerikane po ndodh në një kohë të vakuumit, përderisa Komisioni i vjetër Evropian ende ekziston, dhe i riu do të duhej të niste punën”, ka thënë ai në një prononcim për “Tanjug”.

Ish i dërguar BE-së për Kosovën ka thënë se Bashkimit Evropian i duhet të jetë më aktiv për çështjen e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe të arrijë që SgBA-në ta përfshijë në aktivitetet e saj, sepse pa Washingtonin sipas tij, është e vështirë të arrihet një zgjidhje.

Duke vepruar kështu, ai beson se BE-ja duhet të tregojë lidershipin e saj.

Petritschi ka thënë se ishte i befasuar që blloku kishte qenë joaktiv për një kohë të gjatë, dhe çka çështja e Kosovës duhej të shpallet një çështje e rëndësishme evropiane.

“Unë nuk do të thosha që është një çështje e politikës së jashtme, por një çështje brenda-evropiane. Kjo duhet të dërgojë një sinjal se zgjidhja duhet të jetë evropiane, dhe ai sinjal ka munguar”, thënë ai.

Më tutje, Petritchi ka thënë se udhëheqësi i Vetëvendosjes , Albin Kurti, i cili ka fituar zgjedhjet në Kosovë duhet të jetë i kujdesshëm të mos “shkatërrojë” dialogun me Beogradin me deklaratat e tij.

Ai ka thënë se deklaratat e Kurtit janë kryesisht për përdorim të brendshëm, por ai duhet të jetë i kujdesshëm për të mos prishur dialogun, apo edhe për regresin e këtij procesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit…