Zyrtare: Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e kalon pragun

07 nëntor 2019 | 10:59

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, gjatë një konference për media ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e kalon pragun. Ky koalicion ka marrë 42.072 vota ose 4.984 për qind.

Rezultatet sipas subjekteve politike janë: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota ose 26,29 për qind, LDK-ja 206.458 ose 24,458 për qind, PDK-ja ka 178.645 ose 21,163 për qind. AAK-PSD ka 96.883 vota ose 11,47 për qind, Lista Serbe 57.015 vota ose 6,74 për qind, Nisma-AKR-PD 42.072 vota ose 4.984 për qind.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria po përgatitet për grumbullimin e radhës, ndërkohë që vijon…