Dorëzohen 73 ankesa në PZAP pas rezultatit të zgjedhjeve

08 nëntor 2019 | 10:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhje të 6 tetorit 2019.

Pas kësaj të gjitha partitë garuese kanë afat 24 orë të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, ka bërë me dije për “klankosova.tv” se deri më tani janë paraqitur 73 ankesa.

Partia që më së shumti ka dërguar ankesa është Samostalna Liberalna Stranka (SLS) me 42 sosh. E pasuar nga LDK-ja me 18.

Lista e plotë e ankesave te paraqitura në PZAP kundër rezultatit të zgjedhjeve:

Samostalna Liberalna Stranka (SLS) 42 ankesa
Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) 18 ankesa
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 2 ankesa
Partia Demokratike e Ashkanlive te Kosovës (PDAK) 1 ankesë
Nisma-AKR-PD 2 ankesa
Partia Kosovskih Serba (PKS) 4 ankesa
Koalicioni Vakat 1 ankesë
KDTP-ja 1 ankesë
Lëvizja Vetëvendosje 2 ankesa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit shkollor, në rajonin e Salcburgut në Austri, në…