Osmani takohet me ambasadoren e Kroacisë, flasin për proceset integruese
08 nëntor 2019
| 12:22
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa janë takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.
Ambasadorja Barisic ka uruar Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.
“Dr. Osmani, duke uruar ambasadoren Barišić për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci. Njëkohësisht, dr. Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues”, është bërë me dije në njoftimin e LDK-së.
/Epoka e re/