Haradinaj: Një vit më parë morëm vendimin për taksën 100 për qind

10 nëntor 2019 | 17:58

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100 për qind në mallërat e Serbisë.

Ai ka thënë se taksa 100 për qind ishte marrë si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb.

“Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor. Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontratë me tre bursistët…