Limaj: PZAP-i, gardian i mbrojtjes së demokracisë, Nisma pjesë e Kuvendit

11 nëntor 2019 | 16:26

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një konference për media ka thënë se vendimi i PZAP-it ka treguar se ka institucione që e respektojnë ligjin.

Ai ka thënë se çdo anëtar i PZAP-it duhet të ndihet krenarë që me veprën e tyre e mbrojtën shtetin ligjor.

“Ata të PZAP-it treguan se respektojnë vetëm ligjin. PZAP-i sot ka dalë si gardian i fuqishëm i mbrojtjes së demokracisë. Ne i shprehim mirënjohje këtij organi që kthej ligjshmërinë”, ka thënë Limaj.

“Nga sot me vendim të PZAP-it Nisma dhe partnerët e saj janë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Limaj ka falënderuar votuesit e koalicionit Nisma-AKR-PD të cilët i besuan këtij koalicioni që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka miratuar…