Ismet Kryeziu: PZAP-i garantoi integritetin zgjedhor

11 nëntor 2019 | 16:39

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se me vendimin e sotëm Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka ruajtur integritetin zgjedhor të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“PZAP-i me vendimet e saj ka garantuar integritetin zgjedhor, transparencën e nevojshme, votimin e lirë dhe numërimin e secilës votë në mënyrë të drejtë. Vendimet e PZAP-së garantojnë standardet universale për zgjedhje të drejta dhe të lira. Këto standarde, janë shumë më të rëndësishme se secili rezultat që mund të dalë në zgjedhje, më të rëndësishme se koha dhe procedurat për tu zbatuar”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.

PZAP-i ka marrë vendim për anulimin e rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia dhe rinumërimin e 1 472 vendvotimeve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),…