![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/cakaj-1-1.jpg)
Ministri Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
14 nëntor 2019
| 11:00
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai me rastin e shënimit të 70-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se anëtarësimi i Kosovës është një vlerë e shtuar për vetë këtë organizatë.
“Po ashtu, dje nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës”, shkruan Cakaj.