Portieri i Çekisë: Ne e meritojmë kualifikimin, jo Kosova  

14 nëntor 2019 | 17:24

Portieri i Çekisë, Tomas Vaclik, ka thënë se çekët e mëritojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian. Përballja Çeki-Kosovë zhvillohet sonte në stadiumin “Doosan Arena”, nga ora 20:45.

“Natyrisht, pritjet janë të mëdha. Kur ne patëm mundësi ta mposhtim Anglinë, të gjithë e theksojnë se mundemi dhe duhet ta mposhtim Kosovën. Ndeshja do të jetë shumë e vështirë sepse për ta është ndër mundësitë e fundit për t’u kualifikuar në EURO”, ka thënë Vaclik.

“Besoj se ndeshja do të jetë më e mirë në anën tonë. Ne të gjithë besonim se kritikat pas ndeshjes së fundit ishin të drejta. Tani ato do të na ndihmojnë për ndeshjen në shtëpi. Rezultati nuk ishte i mirë në Kosovë. Unë besoj se këtë herë ne do ta dëshmojmë se e ne e meritojmë të jemi në EURO, jo Kosova”, ka shtuar Vaclik.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit…