Nesër zhvillohet derbi Prishtina – Trepça

14 nëntor 2019 | 18:08

Ndeshja Prishtina-Trepça e hap javën e nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ndeshja e rivalëve të vjetër luhet të premten (nesër) nga ora 17:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Pritet ndeshje e bukur dhe hendboll cilësor nga skuadrat që e njohin shumë mirë njëra-tjetrën. Prishtina është e dyta me 14 pikë kurse Trepça renditet e treta me 13 pikë të mbledhura.

Ndeshjet tjera të javës së nëntë janë të shtunën. Kryendeshja zhvillohet në Pejë nga ora 19:00. Takohen skuadrat që fituan trofe edicionin e kaluar, kampioni Besa Famgas dhe fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt. Besa Famgas i ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 16 pikë. Kastrioti është i katërti me 12 pikë të mbledhura. Nga ora 19:00 janë edhe takimet Drenica-Vëllaznimi e Llapi-Drita. Ndërsa prej orës 16:00 luajnë Prizreni e Vushtrria. Edhe në këto ndeshje takohen skuadra me cilësi të përafërt dhe pritet të ketë rivalitet.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e tetë. Ndeshjet e kësaj jave janë: Vjosa-Samadrexha, Ulpiana-KEK-u, Lepenci-Dukagjini, Deçani-Rahoveci.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport (KNKRS), Rexhep Hoti,…