Ftesat e Speciales kanë për qëllim njollosjen e UÇK-së

18 nëntor 2019 | 10:32

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale me ftesat e shumta për intervistim për ish-ushtarët e UÇK-së ka dalë jashtë kontrollit.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Haradinaj ka thënë se këto ftesa kanë për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së e jo pastrimin e saj.

Ai ka thënë se këto ftesa ia kujtojnë thirrjet e kohës së Rrahman Morinës.

Sipas tij, numri i madh i ftesave të Gjykatës Speciale tregon se kjo gjykatë nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuza.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK) dhe Oda Ekonomike Amerikane…