Kapen thika dhe municion në tregun e Suharekës

19 nëntor 2019 | 15:15

Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar: 5 shufra të metalit, 6 elektroshokë, 14 pako municion të pushkëve ajrore, 1 dylbi (të armës së zjarrit), 47 thika, 16 boksa të metalit, 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve, 4 këllëf për shufër, 27 këllëf të armës dhe 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë.

“I dyshuari F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Fotografia e Kosovo Police

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vazhduar punimet Sesioni i parë në kuadër të Konferencës…