Dialogu dhe roli i presidentit, temë e takimit të radhës Kurti-Mustafa

19 nëntor 2019 | 16:26

Çështja e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pitet të jetë një nga temat e takimit të radhës ndërmjet udhëheqëseve të Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që pritet të mbahet javën e ardhshme.

Të dy këto subjekte politike, që gjatë mandatit të kaluar kanë qenë në opozitë, tani pas zgjedhjeve parlamentare te 6 tetorit, ndodhen në procesin e bisedimeve për formimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës.

Ajo që mbetet për t’u parë, është qëndrimi që Vetëvendosje dhe LDK-ja do të mbajnë karshi rolit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në këtë proces.

Përderisa ishin në opozitë, të dy partitë që pritet të kalojnë tani në pushtet, ishin kundër që presidenti Thaçi të ishte në krye të delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se sa i përket dialogut me Serbinë, fillimisht do të bëhet një vlerësim i marrëveshjeve të arritura nga viti 2011 e deri më 2017.

Ai ka thënë po ashtu se dialogun do ta udhëheqë vet dhe nuk do të lejojë që presidenti i vendit të marrë kompetenca “të cilat nuk i takojnë”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/dialogu-presidenti-vetevendosje-ldk-/30280511.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),  Arsim Janova…