Zyrtare: Jose Mourinho, trajner i ri i Tottenhamit

20 nëntor 2019 | 10:30

Jose Mourinho është emëruar menaxher i ri i Tottenhamit duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon i cili është shkarkuar nga pozita e trajnerit në këtë klub.

Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United, Mourinho ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2022-2023, ka njoftuar klubi londinez.

“Kualiteti në skuadër dhe në akademi më bën të kënaqur”.

“Të punoj me këta futbollistë është diçka që më joshë”, ka thënë Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me…