Kevin Hart shihet në ndeshje basketbolli pas aksidentit të rëndë

20 nëntor 2019 | 11:03

Teksa vazhdon shërimin nga dëmtimi që pësoi në aksidentin me makinë, komediani Kevin Hart u pa në ‘Staples Center’, së bashku me gruan Enniko Parrish.

Ata ishin të pranishëm në ndeshjen në mes të Lakersit dhe Atlanta Hawksit. Ai ende është duke u rikuperuar para se t’i fillojë aktivitetet në fushën e aktrimit. Aktori dhe komediani 40 vjeç u ul përkrah gruas së vet Eniko Parrish, 35 vjeç dhe po shijonin çastet e ndeshjes në kuadër të NBA-s.

Kevin Hart dukej në humor të mirë, teksa takoi edhe shokët, reperët 2 Chainz, Offset dhe Quavo.

Image result for Kevin Hart shihet në ndeshje basketbolli pas aksidentit të rëndë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira nga katrani të një…