Kylie Jenneri shet kompaninë e kozmetikës për 600 milionë dollarë

20 nëntor 2019 | 11:04

Kyle Jenner ka vendosur ta shesë pjesën më të madhe të kompanisë së kozmetikës për 600 milionë dollarë.

Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, do të kontrollohet nga gjiganti i bukurisë “Coty”.

Kylie thotë se po shndërron markën në një “qendër ndërkombëtare të bukurisë”.

“Forbes” ka  raportuar se ajo bëri 360 milionë dollarë shitje në vitin 2018, duke e bërë atë miliarderen më të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa vazhdon shërimin nga dëmtimi që pësoi në aksidentin me…