Clippersat triumfojnë në shtesë, San Antonio në krizë

21 nëntor 2019 | 14:30

Skuadra kampione e Torontos vijon paraqitjet e mira në kampionat, duke fituar 113-97 ndaj Orlandos, sfidë e dominuar nga kanadezët.

Van Vleet me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Toronto, që ngjitet në vendin e katërt në Lindje. Dallasi i jep një leksion të fortë skuadrës së Golden State, duke fituar me rezultat 142-94, duke zhytur gjithnjë e më shumë në krizë nënkampionët e NBA-së.

Tjetër ndeshje e mirë për Donqiq, që realizoi një “triple-double”, 35 pikë, 10 rebound e 11 asistime. Koha shtesë ka qenë me fat për skuadrën e Clippersave, që fitoi ndaj Bostonit (107-104), ndeshje me rivalitet deri në fund. Sfidë ku të dyja ekipet e meritonin fitoren, por në fund diferencën e bëri Lou Williams nga stoli, shënuesi më i mirë me 27 pikë. Humbet edhe skuadra e Houstonit, që u mund 105-95 nga Denveri, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. /Telesport/

Rezultatet

Philadelphia – New York                  109-104
Washington – San Antonio              138-132
Atlanta – Milwaukee                         127-135
Brooklyn – Charlotte                         101-91
Dallas – Golden State                        142-94
Miami – Cleveland                             124-100
Toronto – Orlando                             113-97
Chicago – Detroit                               109-89
Minnesota – Utah Jazz                     95-103
Denver – Houston                             105-95
Clippers – Boston                              107-104

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në art, ashtu si dhe në jetë, sakrificat më të…