Ja çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

21 nëntor 2019 | 15:43

Sot është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Të pranishëm në short krahas përfaqësuesve të klubeve ishin edhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe administratorja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë fundjavë.

Çiftet e rrethit të parë

Llapi – Malisheva
Mitrovica – A&N
Feronikeli – Kosova (P)
Bazeli 2015 – Vizioni
Jakova – Liria

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane nuk ka dyshime se Jurgen…