Haradinaj kërkon nga guvernatori i BQK-së sqarime për rritjen e tarifave për automjete

22 nëntor 2019 | 16:44

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti që ta informojë në mënyrë të detajuar në lidhje me vendimin për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve.

“Pas vendimit për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26 për qind dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe kërkesën që ia ka adresuar Mehmetit.

/Epoka e re/

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.11.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…