Haradinaj: Ne jemi mashtrues, unë, Kurti, Mustafa, Thaçi

22 nëntor 2019 | 22:26

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj,  ka thënë se shumica e udhëheqësve politikë janë mashtrues, duke mos e përjashtuar as veten e tij.

Haradinaj i quajti mashtrues kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.

“Ne jemi mashtrues, shumica e udhëheqësve politikë jemi mashtrues. Të gjithë ne, Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi, të gjithë jemi mashtrues”, është shprehur Haradinaj në “rtv21”.

Kjo, pasi sipas tij nuk u bë reforma zgjedhore. “Ne kemi premtuar reformën zgjedhore dhe ajo nuk u bë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme të…