Zidane: Bale mund të jetë sërish vendimtar për Realin

22 nëntor 2019 | 22:46

Gareth Bale ishte pika kryesore në konferencën për shtyp të premten për Zinedine Zidane. Futbollisti bëri një festim kontrovers me një flamur që renditi përparësitë e tij si Uellsi, Golfi dhe më pas Real Madridi.

“Kur u kthye, i fola ashtu si të gjithë lojtarëve. Ne folëm për çështje në fushë, jo për çështjet jashtë fushës. Ai ndihet mirë dhe ka stërvitur normalisht. Mendoj se është bërë shumë zhurmë rreth gjestit të Bales, por ajo që duhet të bëjmë është përqendrimi në futboll. Unë po shikoj vetëm anën sportive të gjërave, jo ato që thuhen jashtë klubit. Ajo që thuhet jashtë nuk më intereson”, ka thënë Zidane.

“Kur shikoni se çfarë ka bërë ai gjatë kohës së tij këtu, tifozët duhet të jenë me të. Njerëzit që me të vërtetë ndiejnë ngjyrat e Real Madridit duhet të jenë me Balen. Mendoj se ai mund të jetë përsëri një lojtar vendimtar dhe mendoj vetëm për këtë. Unë jam duke llogaritur te Bale. Kjo nuk është asgjë e re”, ka shtuar Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga PSD-ja, Natyra Kuçi në “Blic Intervistë”…