Kloppi jep lajmin e madh për Xherdan Shaqirin

24 nëntor 2019 | 13:07

Trajneri Jurgen Klopp ka zbuluar se e ardhmja e futbollistit shqiptar Xherdhan Shaqiri është në Liverpool. Në këtë mënyrë trajneri gjerman ka shujtë shpresat e Arsenalit që të transferojnë Shaqirin në afatin kalimtar të janarit.

“Përse më duhet të flas për diçka që nuk është interesante për ne. Ai qëndroi pesë javë i lënduar dhe nuk ka mundur të luajë. Para lëndimit, po, mbase kemi folur se ai nuk po luante aq sa dëshironte. Kjo është e gjitha. Nuk kam çfarë të shtoj. Kur jam me të, ai është plotësisht i lumtur këtu”, ka thënë Klopp.

“Natyrisht se Shaqiri e ka të ardhmen këtu. Ai është lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për Liverpoolin”, ka deklaruar Klopp.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis duket se do të…