Lluka: Së shpejti nënshkruhet marrëveshja për kontrollin e kufijve energjetikë

24 nëntor 2019 | 13:10

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se marrëveshja për kontrollimin e kufijve energjetikë do të nënshkruhet në dhjetor të këtij viti, kurse zbatimi i saj do të fillojë më 14 prill të vitit të ardhshëm, ku në këtë Kosova do ta nisë operimin si bllok rregullues në sistemin energjetik të Evropës.

Duke folur për vendimin e Operatorëve të Sistemit Transmetues të Evropës Kontinentale, të cilët kanë votuar pro pavarësimit energjetik të Kosovës, ministri Lluka ka thënë se me kontrollin e kufijve energjetikë, Kosova do të aktivizojë linjën e transmisionit me Shqipërinë dhe të hyrat e KOSTT-it do të rriten 9-12 milionë euro.

“Falë kësaj marrëveshje humbjet nga transmisioni për shkak që nuk i kontrollojmë kufijtë energjetikë shkojnë nga 9-12 milionë euro në vit, e tani kjo procedurë do të rregullohet. KOSTT-i më pas do t’i inkasojë mjetet, por këtu duhet të zgjidhet dhe problemi i veriut në mënyrë që të paguhet energjia nga pala serbe”, ka deklaruar Lluka për “Epokën e re”.

“Pasi operatorët e transmisioneve të Evropës kontinentale kanë votuar pro pavarësimit energjetik të Republikës së Kosovës dhe falë mbështetjes së qeverisë gjermane, Kosova do të pavarësohet energjetikisht dhe linja e interkonjuksionit do të hyjë në funksion më 14 prill 2020, ku Kosova pavarësohet dhe i kontrollon kufijtë energjetikë që do të thotë se Kosova pastaj inkason mjete që kalojnë transit përmes Kosovës, dhe po ashtu funksionimin e linjës me Shqipërinë. Ne kemi pasur kërkesë që kjo marrëveshje të implementohet nga 1 tetori 2019, por që është hedhur poshtë ajo kërkesë”, ka deklaruar Lluka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jurgen Klopp ka zbuluar se e ardhmja e futbollistit…