Përfundon rinumërimi, koalicioni Nisma-AKR-PD pjesë e Kuvendit

24 nëntor 2019 | 13:17

Ka përfunduar rinumërimi i mbi 1 400 vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Burime të “Epokës se re” në Qendrën e Numërimin dhe Rezultateve (QNR) kanë bërë me dije se koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij burimi, Nisma-AKR-PD kanë arritur ta kalojnë pragun me vetëm 30 vota.

Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shteti i ri mund t’i bashkohet 197 të tjerëve…