Wilderi shkatërron Ortizin

24 nëntor 2019 | 14:31

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) pas fitores me “KO” në raundin e shtatë ndaj kubanezit Luis Ortiz.

Kjo ishte sfida e dytë mes dy boksierëve, zhvilluar në Las Vegas, por ashtu si në duelin e parë rezultati nuk ndryshoi. Wilder tregoi gjithë forcën e tij në ring, duke mposhtur rivalin 40-vjeçar, në humbjen e tij të dytë në karrierë, të dyja ndaj kampionit të botës.

Një e djathtë e fuqishme e Wilder në raundin e shtatë hodhi në tapet kubanezin, që ndryshe nga Fury, nuk u ngrit më. Suksesi numër 42 në karrierë për amerikanin (ka edhe një barazim), që është ende i pamposhtur, ndërsa për Ortiz kjo është humbja e dytë, ndërkohë që numëron edhe 31 fitore. Një fitore që vjen 2 javë nga revanshi mes Joshua dhe Ruiz, ndaj Wilderi lëshon një sinjal të fortë se është gati.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Braziliani Neymar e ka kopjuar Cristiano Ronaldo, pasi në momentin…