Zaevi pritet me protesta në Gostivar

24 nëntor 2019 | 15:43

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka qëndruar sot në Gostivar në kuadër të tribunave me qytetarë të titulluara “Në rrugë të drejtë”.

Por, para mbërritjes në këtë qytet Aleanca për Shqiptarë ka organizuar një protestë në një rreth-rrotullim me pankarta kundër kësaj vizite duke akuzuar kreun e qeverisë për pengimin e punës së pushtetit lokal dhe të kryetarit të saj, Arben Taravari.

Pak më vonë pankartat e vendosura janë hequr nga organet e rendit.

Në tribunën e organizuar me aktivist të LSDM-së kryeministri Zaev ka folur për gjendjen në vend dhe masat që ka ndërmarrë qeveria për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëndija e Tetovës e fitoi me rezultatin e thellë 6-1…