![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/7E8FEC9C-EFBE-40B3-88DA-95B49C322BF6.jpeg)
Ahmeti: Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në pjesët rurale të Prishtinës po vazhdon
25 nëntor 2019
| 10:43
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në pjesët rurale të Prishtinës po vazhdon, për të siguruar qarkullim të lehtë e të sigurtë për banorët e këtyre zonave.
“Rruga që lidh fshatrat Radashevc e Siqevë, si dhe rrugcat e fshatit Siqevë kanë pamje tjetër, tash pas përfundimit të punimeve në këto rrugë. Kjo është pamja në vjeshtën e vonë plot ngjyra!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.