Bëhen me ndriçim publik disa rrugë në Podujevë

25 nëntor 2019 | 12:57

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka përuruar finalizimin e projektit të ndriçimit publik në një segment të rrugës Podujevë – Kërpimeh.

Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës në Komunën e Podujevës sivjet janë realizuar projekte të ndriçimit publik në disa rrugë brenda në qytet dhe fshatra.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë përurimin e ndriçimit publik në rrugën Podujevë-Krëpimeh, segmenti nga qyteti deri në hyrje të fshatit Bajçinë, në një gjatësi prej 4 kilometra.

Me këtë rast kryetari Veliu ka thënë se realizimi i këtij projekti dhe projekteve të tjera të ndriçimit publik ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve.

“Edhe pse kjo është një rrugë regjionale, ne me mjetet e Komunës kemi investuar edhe në ndërtimin e trotuareve edhe në ndriçim publik, pa ndihmën e ministrisë, me të vetmin qëllim sigurinë e qytetarëve tanë”, është shprehur Veliu.

Më tej kryetari Veliu ka pohuar se projekte të ndriçimit publik janë realizuar edhe në disa rrugë të qytetit, përgjatë rrugës magjistrale deri në Merdar dhe një segment i rrugës rajonale në Orllan.

Projekte të ndriçimit publik janë realizuar sivjet në shtatë rrugë të qytetit, në një gjatësi prej 2.6 kilometra, si dhe janë duke u realizuar projektet në rrugën magjistrale Podujevë-Merdar, segmenti nga Shtedimi deri në Merdar, në gjatësi prej 2.7 kilometra si dhe një segment i rrugës rajonale në Orllan në një gjatësi prej rreth 1.3 kilometër.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas përfundimit…