“Nëse në dhjetor nuk dalin pagat sipas ligjit të ri do të ketë pasoja”

25 nëntor 2019 | 13:44

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ai i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar takim me Avokatin e Popullit, me qellim të qartësimit të situatës në lidhje me Ligjin për pagat.

Në njoftimin e këtyre tri sindikatave është thënë se duke mos dashur që të ndikojnë në punën e Avokatit të Popullit, të njëjtin e kanë njoftuar se nëse pagat e muajit dhjetor nuk dalin sipas parashikimit me ligjin e ri, atëherë pasojat janë të paparashikueshme.

“Nëse ky ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se çfarë pasoja sjell për ekonomitë e tyre familjare”, është thënë në njoftimin e sindikatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të dyshimeve për varrezë masive, sot në parkingun…