Kipchoge dhe Muhammad, atletët e vitit 2019

25 nëntor 2019 | 17:07

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka zhvilluar mbrëmjen e përvitshme “gala” në Montekarlo, ku ka zgjedhur edhe dy atletët më të mirë të vitit 2019.

Për meshkuj ka triumfuar atleti kenian Eliud Kipchoge. 35-vjeçari këtë sezon fitoi për të 4-n herë maratonën e Londrës, por këtë vit ai shkroi historinë. Në tetor, ai u bë njeriu i parë në botë që përshkoi distancën e 42 kilometrave nën 2 orë (59’40”). Ndërsa për femra triumfoi atletja amerikane Dalilah Muhammad.

29-vjeçarja fitoi këtë sezon ka thyer dy herë rekordin e botës në garën e 400 metrave, duke fituar medaljen e artë në këtë disiplinë edhe në Botërorin e atletikës të zhvilluar në Doha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja Publike “Termokos”, ka njoftuar konsumatorët, se gjatë procesit të…