Thaçi i thotë Ramës, njësitet e FSK-së janë nisur për Shqipëri

26 nëntor 2019 | 08:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur me kryeministrin Edi Rama, ku është informuar për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

“Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë informon për personat e lënduar për shkak…